Bateria nuk karikohet

 

Asnjë bateri nuk po karikohet dhe të gjashtë treguesit (3) pulsojnë në të kuqe në të njëjtën kohë.

Shkaku: Karikuesi ka përcaktuar një gabim të brendshëm.

Ndihmë: Sigurohuni që të gjitha bateritë të jenë futur plotësisht. Hiqeni kordonin e rrymës dhe futeni përsëri. Nëse gabimi ndodh përsëri, kontrolloni karikuesin nga një qendër shërbimi e autorizuar Bosch e veglave elektrike.

Bateria nuk po karikohet dhe treguesi (3) pulson me ngjyrë të kuqe (secila veç e veç në folenë e karikimit).

 

Shkaku: Bateria nuk është futur siç duhet

Ndihmë: Futeni baterinë siç duhet në karikues.

 

Shkaku: Kontaktet e baterisë dhe të karikimit të ndotura

Ndihmë: Pastroni kontaktet e baterisë dhe të karikimit; p.sh. duke futur dhe hequr disa herë bateritë.

 

Shkaku: Bateria me defekt

Ndihmë: Zëvendësoni baterinë.

Bateria nuk karikohet dhe treguesi (3) ndriçon me ngjyrë të kuqe.

 

Shkaku: Temperatura e baterisë jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit

Ndihmë: Prisni deri sa temperatura e baterisë të jetë përsëri brenda diapazonit të lejuar të temperaturës së karikimit (0–45 °C).