Instalimi

Kur përdorni veglën elektrike në gjeneratorë të lëvizshëm të energjisë (gjeneratorë) që nuk kanë rezerva të mjaftueshme të energjisë ose nuk kanë rregullim të përshtatshëm të tensionit me amplifikimin e rrymës fillestare, mund të ketë një humbje të performancës ose sjellje të pazakontë kur e ndizni.

Ju lutemi kushtojini vëmendje përshtatshmërisë së gjeneratorit të energjisë që po përdorni, veçanërisht në lidhje me tensionin dhe frekuencën e rrjetit.

Ndez/fik

(GWS 12-125 P)

Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtyni levën e lirimit (31) përpara dhe më pas shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (3) për lart.

Për të fikur veglën elekrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (3).

Ndez/fik

(GWS 12-125 S)

Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtyjeni përpara çelësin e ndezjes/fikjes. (32).

Për të fiksuar çelësin e ndezjes/fikjes (32), shtypni pjesën e përparme të çelësit të ndezjes/fikjes (32) derisa të klikojë në vend.

Për të fikur pajisjen elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (32) ose, nëse është i bllokuar, shtypni shkurtimisht pjesën e pasme të çelësit të ndezjes/fikjes (32) dhe më pas lëshojeni.