Procesi i karikimit

Sigurohuni që foleja e karikimit dhe kontaktet e baterisë të mos kenë papastërti të trashë. Sigurohuni që bateria të jetë futur plotësisht.

Procesi i karikimit fillon sapo spina e karikuesit të futet në prizë dhe të paktën një bateri futet në folenë e karikimit (2) për bateritë 14,4-V-/18-V ose në folenë e karikimit (1) për bateritë 10,8-V-/12-V dhe/ose një kabllo karikimi futet në prizën USB (4).

Bateria e futur e para në folenë e karikimit (1)/(2) karikohet gjithashtu e para.Bateria që futet e fundit në prizë do të karikohet automatikisht.

Një pajisje e jashtme e lidhur USB do të karikohet gjithmonë, pavarësisht nëse tashmë po karikohet një bateri.

Procesi i karikimit është i mundur vetën nëse temperatura e baterisë është në diapazonin e lejuar të temperaturës së karikimit (0–45 °C).

Nëpërmjet procesit inteligjent të karikimit dallohet automatikisht gjendja e karikimit të baterisë dhe në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë bëhet karikimi me rrymën optimale të karikimit.

Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet.

Karikuesi mund të nxehet gjatë cikleve të karikimit të vazhdueshëm ose disa cikleve të njëpasnjëshme të karikimit pa ndërprerje. Megjithatë, kjo është e padëmshme dhe nuk tregon një defekt teknik në karikues.